Ekspertët e çështjeve të Iranit në Londër takohen me Bagheri Kani
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i117140-ekspertët_e_çështjeve_të_iranit_në_londër_takohen_me_bagheri_kani
Një grup i ekspertëve të çështjeve të Iranit në qendra të ndryshme të hulumtimit në Angli si dhe grupe të ndryshme studimore në Londër kanë zhvilluar një takim dhe kanë biseduar me zv/ministrin e punëve të jashtme të Iranit në ambasadën e Iranit në Londër.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 11, 2021 15:00 Europe/Tirane
  • Ekspertët e çështjeve të Iranit në Londër takohen me Bagheri Kani

Një grup i ekspertëve të çështjeve të Iranit në qendra të ndryshme të hulumtimit në Angli si dhe grupe të ndryshme studimore në Londër kanë zhvilluar një takim dhe kanë biseduar me zv/ministrin e punëve të jashtme të Iranit në ambasadën e Iranit në Londër.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se në këtë takim i cili u zhvillua prapa dyerve të mbyllura dhe pa praninë e gazetarëve, z. Bagheri Kani duke shpjeguar qëndrimet dhe qasjet e Iranit si dhe pasojat e shkeljes së zotimeve të marrëveshjes bërthamore nga ana e Amerikës dhe Evropës, i është përgjigjur pyetjeve të pranishmëve në këtë takim

Sipas burimeve, ky takim dhe këto bisedime kanë rëndësi shumë të madhe në prag të takimit të Grupit 4+1 dhe ka ofruar një pasqyrim shumë më të qartë për të pranishmit në lidhje me sanksionet e paligjshme dhe të padrejta të Amerikës kundër popullit iranian.

Zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit në vazhdim të turneut të tij në kryeqytetet e shteteve anëtare të marrëveshjes bërthamore, pas takimeve dhe bisedimeve me funksionarët e ministrive të punëve të jashtme të Francës dhe Gjermanisë, sot në krye të një delegacioni ka arritur në Londër. Bagheri Kani sot përveç takimit me homologun e tij anglezë, do të zhvillojë takime edhe me disa funksionarë të tjerë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Anglisë gjatë të cilëve do të bisedojë për heqjen e sanksioneve ndaj Iranit dhe çështjeve të tjera me interes të përbashkët.