Bagheri Kani bisedon me homologun spanjoll për marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i117232-bagheri_kani_bisedon_me_homologun_spanjoll_për_marrëdhëniet_dypalëshe_dhe_zhvillimet_rajonale
Zëvendësministri i Jashtëm iranian dhe homologu i tij spanjoll diskutuan të premten në Madrid për marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet në rajon.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 13, 2021 04:49 Europe/Tirane
  • Bagheri Kani bisedon me homologun spanjoll për marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale

Zëvendësministri i Jashtëm iranian dhe homologu i tij spanjoll diskutuan të premten në Madrid për marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet në rajon.

Sipas agjencisë Fars News, gjatë takimit mes Ali Bagheri Kani, zëvendësministër i Jashtëm i Iranit dhe homologut të tij spanjoll, Angelos Moreno, u diskutua një gamë e gjerë çështjesh të marrëdhënieve politike, ekonomike dhe kulturore midis Iranit dhe Spanjës. Në takim, të dyja palët u njohën edhe me qëndrimet e njëra-tjetrës për zhvillimet në Amerikën Latine, Azinë Perëndimore dhe Afganistan dhe theksuan nevojën e zgjerimit të angazhimit dhe bashkëpunimit diplomatik në këtë drejtim. Në fund të takimit, Bagheri ftoi homologun e tij që në të ardhmen e afërt të zhvillojë një raund të ri konsultimesh politike mes dy vendeve në Teheran, gjë që u mirëprit nga pala spanjolle. Bagheri kishte udhëtuar më parë në Francë, Gjermani dhe Britani. Ai gjithashtu u takua me Enrique Mora, Zëvendës Sekretar i Përgjithshëm i Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm, i cili kryeson Komisionin e Përbashkët të marrëveshjes bërthamore, në Ambasadën iraniane në Madrid për të diskutuar rreth raundit të ardhshëm të bisedimeve midis Iranit dhe P4 + 1 në Vjenë. Raundi tjetër i bisedimeve ndërmjet Iranit dhe P4 + 1 është planifikuar për 29 nëntor në Vjenë.