Eksporti i naftës i Iranit po rritet gradualisht
Një anëtar i Komisionit të Energjisë në Parlamentin iranian tha se eksporti i naftës i Republikës Islamike të Iranit po rritet gradualisht.
Ligjvënësi iranian Musa Musavi tha të shtunën se eksporti i naftës i Iranit ka qenë në rritje pavarësisht se industria e naftës është nën sanksione. Ai tha se me planet në zbatim, Irani mund të rrisë më tej shitjet e tij të naftës për të lehtësuar disa probleme ekonomike. Musavi theksoi shfrytëzimin e kapaciteteve të sektorit privat dhe investimeve të huaja për të zgjidhur problemin e financimit të projekteve të naftës. Ky anëtar i Komisionit të Energjisë në Parlamentin iranian tha gjithashtu se shkëmbimi i naftës do të tërheqë më shumë investime nga sektori privat në projektet e infrastrukturës dhe transportit. Ndërkohë, Presidenti i SHBA Joe Biden ka thënë se ka furnizime të mjaftueshme të naftës në mbarë botën, në mënyrë që vendet e tjera të mund të reduktojnë naftën që blejnë nga Irani. Komentet e Bidenit mund të interpretohen si një pengesë për përparimin e raundit të ardhshëm të negociatave për heqjen e sanksioneve kundër Teheranit në kryeqytetin austriak Vjenë.