Një tërmet i fuqishëm ka goditur provincën Hormozgan
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i117300-një_tërmet_i_fuqishëm_ka_goditur_provincën_hormozgan
Një tërmet me magnitutë 6.3 ka goditur Iranin Jugor pasditen e së dielës. Sipas Qendrës Evropiane-Mesdhetare Sizmologjike, lëkundjet e tokës e kishin epiqendrën pranë qytetit Bandar Abbas.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 14, 2021 14:43 Europe/Tirane
  • Një tërmet i fuqishëm ka goditur provincën Hormozgan

Një tërmet me magnitutë 6.3 ka goditur Iranin Jugor pasditen e së dielës. Sipas Qendrës Evropiane-Mesdhetare Sizmologjike, lëkundjet e tokës e kishin epiqendrën pranë qytetit Bandar Abbas.

Qendra për studimin e dridhjeve të tokës në Universitetin e Teheranit ka njoftuar se tërmeti, me një vatër me thellësi 18 km ,u parapri nga një para-goditje me magnitutë 6.0. Lëkundjet janë ndjerë edhe në rajone të ndryshme të vendeve rreth Gjirit Persik.

Akoma nuk është raportuar për dëme ose viktima të mundshme në njerëz.