Një tërmet i fuqishëm ka goditur provincën Hormozgan
Nëntor 14, 2021 14:43 Europe/Tirane
Një tërmet me magnitutë 6.3 ka goditur Iranin Jugor pasditen e së dielës. Sipas Qendrës Evropiane-Mesdhetare Sizmologjike, lëkundjet e tokës e kishin epiqendrën pranë qytetit Bandar Abbas.
Qendra për studimin e dridhjeve të tokës në Universitetin e Teheranit ka njoftuar se tërmeti, me një vatër me thellësi 18 km ,u parapri nga një para-goditje me magnitutë 6.0. Lëkundjet janë ndjerë edhe në rajone të ndryshme të vendeve rreth Gjirit Persik.
Akoma nuk është raportuar për dëme ose viktima të mundshme në njerëz.
Tags