2 të vdekur dhe 27 të plagosur nga tërmeti në Iran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i117322-2_të_vdekur_dhe_27_të_plagosur_nga_tërmeti_në_iran
Një tërmet me magnitutë 6.4 ballë të shkallës Rihter ka goditur Iranin Jugor pasditen e së dielës duke shkaktuar 2 të vdekur dhe 27 të plagosur.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 14, 2021 18:34 Europe/Tirane
  • 2 të vdekur dhe 27 të plagosur nga tërmeti në Iran

Një tërmet me magnitutë 6.4 ballë të shkallës Rihter ka goditur Iranin Jugor pasditen e së dielës duke shkaktuar 2 të vdekur dhe 27 të plagosur.

Sipas Qendrës Evropiane-Mesdhetare Sizmologjike, lëkundjet e tokës e kishin epiqendrën pranë qytetit Bandar Abbas. Qendra për studimin e dridhjeve të tokës në Universitetin e Teheranit ka njoftuar se tërmeti, me një vatër me thellësi 18 km ,u parapri nga një para-goditje me magnitutë 6.0. Lëkundjet janë ndjerë edhe në rajone të ndryshme të vendeve rreth Gjirit Persik. Ekipet e shpëtimit janë dërguar në zonat e goditura nga tërmeti. Presidenti Raisi gjithashtu ka kërkuar nga zëvendësi i tij i parë, Mohammad Mokhber, që të jetë i pranishëm sa më shpejt në vendin e goditur nga tërmeti për të monitoruar nga afër çështjet dhe problemet e shkaktuara prej tij në mënyrë që njerëzit të ndihen të qetë dhe të sigurt që ndihma të ofrohet në kohën e duhur.