Bagheri: ANEA nuk duhet t'i dorëzohet presioneve politike
Zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se ANEA duhet ta ruajë natyrën e vet teknike dhe të mos dorëzohet para presioneve politike.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Ali Bagheri Kani, zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit, në një intervistë me kanalin televiziv Al-Xhazira, deklaroi: "Irani do të vazhdojë aktivitetin e programit bërthamore në përputhje me përmbajtjen e marrëveshjes bërthamore dhe do ta zhvillojë sipas programit. Amerika nuk ka rrugë tjetër, përveçse të pranojë realitetin e ri të marrëveshjes bërthamore. Deri në kohën kur pala tjetër nuk zotohet, nuk ekziston kurrfarë arsye për tërheqjen e Iranit nga politikat e veta bërthamore".
Në lidhje me zhvillimet dhe çështjet rajonale, zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit, deklaroi: "Çështjet e rajonit do të diskutohen dhe shqyrtohen vetëm mes vendeve të rajonit".
Muhamed Bagheri Kani edhe ditën e enjte kishte thënë se suksesi i negociatave të 29 nëntorit varët nga vullneti serioz dhe gatishmëria për veprim të palës tjetër për heqjen e sanksioneve.