Amir Abdullahian takohet me ministrin e jashtëm uzbek në Ashgabat
Ministrat e jashtëm të Republikës Islamike të Iranit dhe Uzbekistanit u takuan në Ashgabat, kryeqyteti i Turkmenistanit.
Sipas agjencisë së lajmeve Iran Press, ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, Husein Amir-Abdullahian, i cili udhëtoi në Ashgabat me presidentin e Republikës Islamike të Iranit, Sejed Ibrahim Raisi, për të marrë pjesë në Samitin e 15-të të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik (ECO), të shtunën u takua dhe bisedoi me ministrin e jashtëm të Uzbekistanit Abdulaziz Kamelov. Në këtë takim, ministri i Jashtëm iranian theksoi zgjerimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe tha: Irani është i gatshëm të bashkëpunojë me Uzbekistanin në fusha të ndryshme, duke përfshirë ujin, transportin dhe tranzitin. Duke iu referuar marrëdhënieve dypalëshe, ministri i jashtëm i Uzbekistanit Abdulaziz Kamelov theksoi gatishmërinë e vendit të tij për të marrë pjesë në një takim të komisionit të përbashkët të bashkëpunimit dhe theksoi nevojën për përmirësimin e marrëdhënieve. Ministri i Jashtëm iranian Husein Amir-Abdullahian u takua gjithashtu me Ministrin e jashtëm të Azerbajxhanit Jeyhun Bayramov në margjinat e Samitit të 15-të të ECO-s. Samiti i 15-të i ECO-s është planifikuar për sot (e diel) në Ashgabat, kryeqyteti i Turkmenistanit.