Bisedë telefonike e Presidentëve të Republikës Islamike të Iranit dhe Francës
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Sejed Ibrahim Raisi, ka biseduar në telefon të hënën në mbrëmje me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, me të cilin diskutoi për bisedimet bërthamore të Iranit me P4 + 1 dhe Bashkimin Evropian.
Sipas IRNA, të dy palët diskutuan për çështje dypalëshe midis Republikës Islamike të Iranit dhe Francës, si dhe bisedimet e vazhdueshme bërthamore në Vjenë. Duke iu referuar fillimit të negociatave për heqjen e sanksioneve, Raisi tha: “Dërgimi i një ekipi gjithëpërfshirës në negociata tregon vullnetin serioz të Iranit në këto negociata. Raisi i bëri thirrje presidentit francez që të punojë me vendet e tjera pjesmarrëse në Vjenë për të përfunduar bisedimet dhe për të hequr sanksionet ndaj Iranit. Presidenti i Francës gjithashtu tha se ‘ne e konsiderojmë marrëveshjen bërthamore si përgjegjësinë tonë të përbashkët dhe shtoi se gjithmonë është përpjekur t'i kthej të gjitha palët në kornizën e marrëveshjes bërthamore. “Kam pasur bisedime me Biden në këtë drejtim dhe ne jemi të vendosur të vazhdojmë bisedimet për të arritur një përfundim”, tha Macron. Dita e parë e bisedimeve të Vjenës për heqjen e sanksioneve u mbajt dje mes diplomatëve të lartë të grupit P4 + 1, Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesve të Republikës Islamike të Iranit.