Në Vjenë fillojnë bisedimet e ekspertëve për heqjen e sanksioneve në Vjenë
Grupi punues për heqjen e sanksioneve të paligjshme të Amerikës ndaj Republikës Islamike të Iranit ka filluar punën në Vjenë të Austrisë me pjesëmarrjen e ekspertëve të Iranit dhe palëve të tjera të marrëveshjes bërthamore.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se grupi punues për heqjen e sanksioneve të paligjshme të Amerikës kundër Iranit në bazë të dakordimit të ditës së kaluar mes pjesëmarrësve në komisionin e përbashkët të marrëveshjes bërthamore, ka filluar punën për heqjen e sanksioneve çnjerëzore të Amerikës ndaj popullit iranian.
Diplomatët e lartë të Grupit 4+1, Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesve të Republikës Islamike të Iranit dje (ditën e hënë) me kërkesën e theksuar të palës iraniane kanë rënë dakord për shqyrtimin e çështjes së heqjes së sanksioneve të paligjshme të Amerikës si prioritet i parë i programit të bisedimeve.
Sipas negociatave të zhvilluara, do të formohet një grup tjetër në lidhje me çështjet atomike, mirëpo Republika Islamike e Iranit insiston në domosdoshmërinë e heqjes së sanksioneve si prioritet i parë.
Enrique Mora, sekretari i përgjithshëm i shërbimit për veprim të jashtëm të BE i cili ka edhe kryesinë s komisionit të përbashkët të marrëveshjes bërthamore, i ka vlerësuar pozitive bisedimet e Vjenës pas një pauze pesë mujore dhe ka thënë: "Irani është i vendosur në çështjen e heqjes së sanksioneve".
Edhe zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka theksuar se ekipi negociator i Iranit ka hy në bisedime për të marrë një sigurim për heqjen e sanksioneve dhe ajo çfarë po ndodh në Vjenë është përqendrimi në heqjen e sanksioneve. Republika Islamike e Iranit nuk pranon asgjë më pak se heqjes së të gjitha sanksioneve dhe nuk jep zotime më tepër se sa ato që janë dhënë në marrëveshjen bërthamore.