Khatibzadeh: Delegatët në Vjenë nuk do të marrin udhëzime nga Beit Aghion
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i118380-khatibzadeh_delegatët_në_vjenë_nuk_do_të_marrin_udhëzime_nga_beit_aghion
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Said Khatibzadeh tha të enjten se "delegatët në Vjenë nuk do të marrin udhëzime nga Beit Aghion (Kryeministria e regjimit izraelit)".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 02, 2021 16:22 Europe/Tirane
  • Khatibzadeh: Delegatët në Vjenë nuk do të marrin udhëzime nga Beit Aghion

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Said Khatibzadeh tha të enjten se "delegatët në Vjenë nuk do të marrin udhëzime nga Beit Aghion (Kryeministria e regjimit izraelit)".

"Ndërsa negociatat në Vjenë përparojnë, regjimi izraelit po tregon përsëri fytyrën e tij të vërtetë, duke bërë thirrje për ndërprerje të menjëhershme të negociatave", shkroi të enjten Khatibzadeh në llogarinë e tij në Twitter. Ai shtoi se "nuk është për t'u habitur. Dialogu është gjithmonë i përbuzur nga regjimi sionist, gjeneza e të cilit bazohet në luftë, tension dhe terror". “Delegatët në Vjenë nuk do të marrin udhëzime nga Beit Aghion,” vuri në dukje më tej zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane. Raundi i ri i bisedimeve të Vjenës që synon heqjen e sanksioneve të egra dhe të paligjshme amerikane filloi të hënën e kaluar, me zëvendësministrin e jashtëm iranian Ali Bagheri Kani, në krye të ekipit negociator iranian.