Irani projekton satelitin “Saman-2”
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i118408-irani_projekton_satelitin_saman_2
Kryetari i Organizatës Hapësinore të Iranit ka njoftuar për fillimin e projektimit të satelitit “Saman-2”.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 03, 2021 12:22 Europe/Tirane
  • Irani projekton satelitin “Saman-2”

Kryetari i Organizatës Hapësinore të Iranit ka njoftuar për fillimin e projektimit të satelitit “Saman-2”.

Klubi i Gazetarëve të Rinj njoftoi se Morteza Barari, kryetari i Organizatës Hapësinore të Iranit, duke folur për fillimin e projektimit të satelitit “Saman-2”, deklaroi: “Si rezultat i bashkëpunimit të qeverisë dhe sektorit privat, tani janë formuar struktura të mira për zgjerimin e sistemeve të sateliteve në Iran dhe ne po bëjmë përpjekje që me mbështetjen më të madhe, të rrisim dinamizmin e zhvillimit të këtyre strukturave. Sateliti Saman-2  për satelitet iranianë do të bëjë një hapë të madh dhe orbitën 400 kilometra në hapësirë do ta çojë në 10 mijë kilometra, ndërsa satelit Saman 3 do ta shndërrojë këtë distancë deri në 21 mijë kilometra kurse sateliti Saman 4 do ta shndërrojë këtë orbitë në 36 mijë kilometra. Ne me anë të sateliteve mund të ofrojmë shërbime shumë të çmuara në fusha të ndryshme si në bujqësi, ambientalizëm dhe në fushën e shërbimeve urbanistike që konsiderohen shumë strategjike. Gjithashtu të gjithë teknologjinë hapësinore e zhvillojnë specialistët iranianë”.