Bagheri Kani: Irani nuk tërhiqet nga kërkesat e tij legjitime
Zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit theksoi se Irani nuk do të tërhiqet nga kërkesat e tij legjitime dhe Amerika është ajo që duhet të bëjë hapin e parë.
Ali Bagheri Kani, zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit, në një intervistë me agjencinë e lajmeve italiane ANSA, ka thënë: "Republika Islamike e Iranit nuk do të tërhiqet nga kërkesat e saj për riaktivizimin e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 dhe heqjes së sanksioneve. Duke marrë parasysh faktin se ishte Amerika ajo që në vitin 2018 në mënyrë të njëanshme doli nga marrëveshja bërthamore, tani Uashingtoni është pala e cila duhet të bëjë hapin e parë".
Zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit gjithashtu ka thënë: "Propozimet e ofruara nga ana e Teheranit për grupin 4+1 në procesin e bisedimeve të Vjenës, janë propozime të dokumentuara dhe të logjikshme dhe pikërisht për këtë arsye ato mund të bëhen bazë për negociatat. Këto propozime janë bazë për negociata dhe pala tjetër duhet të japë përgjigje të dokumentuara për propozimet e delegacionit negociator të Iranit".