Bisedimet e Vjenës do të rifillojnë mesditën e sotme
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i118750-bisedimet_e_vjenës_do_të_rifillojnë_mesditën_e_sotme
Mbledhja e Komisionit të Përbashkët të marrëveshjes bërthamore do të mbahet sot në kryeqytetin austriak në hotelin Coburg të Vienës, në praninë e negociatorëve të Iranit dhe vendeve P4 + 1 në nivel përfaqësuesish dhe drejtorëve të Ministrive të Jashtme.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 09, 2021 06:25 Europe/Tirane
  • Bisedimet e Vjenës do të rifillojnë mesditën e sotme

Mbledhja e Komisionit të Përbashkët të marrëveshjes bërthamore do të mbahet sot në kryeqytetin austriak në hotelin Coburg të Vienës, në praninë e negociatorëve të Iranit dhe vendeve P4 + 1 në nivel përfaqësuesish dhe drejtorëve të Ministrive të Jashtme.

Raundi i ri bisedimeve për marrëvehsjen bërthamore, që janë bisedime për heqjen e sanksioneve të SHBA kundër popullit iranian, filloi të hënën e kaluar (29 nëntor).  Në këtë raund bisedimesh, ekipi negociator iranian, me një iniciativë serioze, u prezantoi palëve të tjera tekstet e propozuara për heqjen e sanksioneve dhe çështjen bërthamore. Për shkak se dokumentet e paraqitura nga Irani ishin ndryshuar në disa seksione, vendet evropiane dhe Shtetet e Bashkuara reaguan ashpër ndaj tij, duke pretenduar se teksti i propozimit të Iranit ishte i panegociueshëm dhe se propozimet ishin "ekstravagante".  Ndërkohë, Irani ka këmbëngulur që të bëhen ndryshime në të njëjtin draft si në raundin e gjashtë të bisedimeve, i cili mund të negociohet dhe rishikohet dhe se vendet anëtare mund të bëjnë sugjerime.  Palët negociuese me Iranin, grupi P4 + 1, deklaruan se për të dhënë përgjigje të arsyetuara, të dokumentuara dhe logjike ndaj propozimeve të Republikës Islamike të Iranit, duhet të konsultohen me kryeqytetet.