Kalibaf: Dokumenti gjithëpërfshirës i bashkëpunimit Iran-Turqi sjell prosperitet ekonomik
(last modified Sat, 11 Dec 2021 08:28:25 GMT )
Dhjetor 11, 2021 09:28 Europe/Tirane
  • Kalibaf: Dokumenti gjithëpërfshirës i bashkëpunimit Iran-Turqi sjell prosperitet ekonomik

Kryetari i Asamblesë Konsultative Islamike të Iranit ka thënë: Shpresojmë që dokumenti gjithëpërfshirës për bashkëpunimin Iran-Turqi të finalizohet gjatë vizitës së presidentit turk në Iran, pasi do të çojë në një prosperitet më të madh ekonomik.

Sipas agjencisë së lajmeve të parlamentit, Muhamed Bagher Kalibaf, Kryetari i Asamblesë Konsultative Islamike të Iranit, të premten mbrëma në përfundim të vizitës së tij dy-ditore në Turqi ku mori pjesë në konferencën e 16-të të Unionit të Shteteve Anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik tha: Udhëtimi dy ditor bëhet me ftesë të Kryetarit të Parlamentit turk për të marrë pjesë në Konferencën e 16-të të Unionit Ndërparlamentar të Shteteve Anëtare të OIC. Kryetari i Legjislaturës iraniane kujtoi se gjatë kësaj vizite janë zhvilluar takime shumëpalëshe, veçanërisht me kryetarin e Kuvendit të Turqisë dhe shtoi: Në axhendën e këtij takimi është fokusuar çështja e Afganistanit dhe refugjatëve, duke pasur parasysh kushtet e vështira që ekzistojnë në Afganistan me ardhjen e dimrit dhe çështjen e Palestinës. Kalibaf shpjegoi se samiti u mbajt për dy ditë dhe u morën vendime të mira. Samiti u shoqërua me një takim me Presidentin e Turqisë me të cilin u diskutua për bashkëpunimin tregtar dhe politik, aktivitetet e mëtejshme dhe ngritjen e tavanit tregtar mes dy vendeve. Kryetari i Asamblesë Konsultative Islamike të Iranit përkujtoi se gjatë vizitës së mëparshme të ministrit të Jashtëm turk në Teheran, u diskutua për marrëveshjen dhe një dokument gjithëpërfshirës për marrëdhëniet dypalëshe, të cilat u diskutuan të premten me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan. Kalibaf gjithashtu tha se ka zhvilluar dy takime për çështje ekonomike, me sektorin privat.