Presidenti iranian thekson strategjinë e lidhjeve me fqinjët
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se politika fqinjësore dhe lidhjet me vendet fqinjë për t'u përballur me sanksionet dhe për neutralizimin e tyre, është një lëvizje strategjike dhe jo taktike për Republikës Islamike të Iranit.
Zyra për informim e Presidencës së Iranit njoftoi se Sejed Ebrahim Raisi, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e shtunë në një takim me shefat e përfaqësive diplomatike të Iranit jashtë vendit, deklaroi: "Duke marrë parasysh potencialet ekzistuese të Iranit, mund t'i zgjerojmë shkëmbimet tregtare me vendet fqinjë dhe roli i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit në këtë drejtim është shumë i madh".
Presidenti i Iranit duke vë në dukje dy strategji të Republikës Islamike të Iranit për neutralizimin e dhe heqjen e sanksioneve, tha: "Disa faktorë pretendonin se Republika Islamike nuk merr pjesë në negociatat dhe disa të tjerë pretendonin se Irani aktualisht nuk ka seriozitet në negociata ose nuk ka ndonjë program të qartë, mirëpo Republika Islamike e Iranit me dinjitet po merr pjesë në negociatat e Vjenës dhe me paraqitjen e tekstit të propozuar, ka treguar se ka seriozitetin e duhur në negociata. Nëse palët e tjera janë të vendosur për heqjen e sanksioneve të paligjshme ndaj Iranit, atëherë do të arrihet një marrëveshje e mirë dhe Republika Islamike e Iranit synon arritjen e një marrëveshje të mirë".
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në vazhdim të fjalës së tij, kritikoi normalizimin e marrëdhënieve të disa shteteve të rajonit me regjimin sionist dhe tha: "Ky normalizim i marrëdhënieve as nuk ka dobi për këto shtete dhe as nuk garanton sigurinë për regjimin sionist. Disa shtete edhe po mundohen të normalizojnë marrëdhëniet e veta me sionistët edhe të krijojnë kushtet që regjimi sionist të afrohet më shumë kufijve të vendeve të ndryshme të rajonit. Mirëpo ky veprim nuk do të sjellë kurrfarë dobie për ata. Republika Islamike e Iranit është dashamirëse e vendeve të rajonit, prandaj marrëdhëniet me Republikën Islamike të Iranit dhe bashkëpunimi me Iranin në fusha të ndryshme mund të ndihmojë në forcimin e sigurisë dhe shtrirjen sa më shumë të paqes dhe qetësisë në rajon".
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në vazhdim vlerësoi se problemet e Afganistanit janë rezultat i pranisë së faktorëve të huaj në këtë vend dhe tha: "Afganistani pas pranisë ushtarake të NATO-s dhe Amerikës, nuk ka pa asnjë ditë të mirë dhe rezultat i pranisë së amerikanëve në Afganistan është shndërrimi i lëndëve narkotike nga ato tradicionale në ato industriale që po shkaktojnë fatkeqësi të tmerrshme".