Kërcënimet boshe të Izraelit kundër Iranit bëhen nga frika
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i119002-kërcënimet_boshe_të_izraelit_kundër_iranit_bëhen_nga_frika
Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë së Iranit deklaroi se "kërcënimet boshe" të Izraelit kundër Republikës Islamike vijnë nga "frika" e Tel Avivit, duke paralajmëruar se çdo lëvizje izraelite për të realizuar këto kërcënime do të përballej me një "përgjigje proporcionale".
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 13, 2021 16:21 Europe/Tirane
  • Kërcënimet boshe të Izraelit kundër Iranit bëhen nga frika

Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë së Iranit deklaroi se "kërcënimet boshe" të Izraelit kundër Republikës Islamike vijnë nga "frika" e Tel Avivit, duke paralajmëruar se çdo lëvizje izraelite për të realizuar këto kërcënime do të përballej me një "përgjigje proporcionale".

Gjeneralmajor Abdolrahim Musavi i bëri komentet gjatë një ceremonie hapëse të një panairi mbi potencialet dhe arritjet e Marinës iraniane. “Lëvizja e sionistëve vjen nga frika dhe tmerri, pasi liderët e këtij regjimi ogurzi e dinë se nëse do të dëshironin ta afronin një kërcënim të tillë pak më afër veprimit, ata do të merrnin një përgjigje proporcionale që do t'i jepte fund më shpejt ekzistencës së tyre,” tha Musavi. Regjimi i Tel Avivit ka kërcënuar se do të zhvillojë luftë kundër Iranit, ndërsa përkrah të ashtuquajturin opsionin e përdorimit të forcës kundër Iranit si "diplomaci me mjete të tjera". Ndërsa Komandanti i Forcave Ajrore të Ushtrisë iraniane deklaroi se Republika Islamike nuk do të nisë kurrë një luftë me asnjë vend, por është gjithmonë e gatshme të japë një përgjigje dërrmuese ndaj çdo akti agresioni. Duke nënvizuar se Irani nuk kërkon luftë me asnjë vend, gjeneral brigade Hamid Vahedi tha: "Doktrina jonë është mbrojtëse dhe ne nuk synojmë të pushtojmë asnjë vend, por...do të qëndrojmë kundër çdo akti agresioni me fuqi të plotë", gjë që do t'i bëjë armiqtë të pendohen për aktin e tyre dhe “do t'u japë një përgjigje dërrmuese armiqve” të Republikës Islamike.