Nënshkruhen tre memorandume bashkëpunimi mes Iranit dhe Hungarisë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i119154-nënshkruhen_tre_memorandume_bashkëpunimi_mes_iranit_dhe_hungarisë
Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit dhe ministri i punëve të jashtme dhe tregtisë së Hungarisë janë takuar sot në Teheran.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 16, 2021 08:03 Europe/Tirane
  • Nënshkruhen tre memorandume bashkëpunimi mes Iranit dhe Hungarisë

Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit dhe ministri i punëve të jashtme dhe tregtisë së Hungarisë janë takuar sot në Teheran.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Peter Siarto, ministri i punëve të jashtme dhe tregtisë së Hungarisë i cili në krye të një delegacioni tregtar dhe me ftesë të homologut të tij iranian, ka arritur në Teheran, sot është takuar dhe ka biseduar me Husejn Amir Abdulahjan, ministrin e punëve të jashtme të Iranit.

Gjatë takimit të Husejn Amir Abdulahjan, ministrit të jashtëm të Iranit, dhe Peter Sejarto, ministrit të punëve të jashtme dhe tregtisë së Hungarisë, sot në mëngjes janë nënshkruar tre memorandume për bashkëpunim mes Iranit dhe Hungarisë.

Bashkëpunimi arsimor mes Qendrës për Studime Politike dhe Ndërkombëtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit dhe Akademisë Diplomatike të Hungarisë, memorandumi për bashkëpunim në kuadër të programit për bursa të Hungarisë për dhënien e bursave për studentët është nënshkruar mes Ministrisë së Shkencave, Hulumtimeve dhe Teknologjisë së Iranit dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë, si dhe memorandumi për bashkëpunim kulturore është nënshkruar mes Ministrisë së Kulturës dhe Edukimit Islamik të Iranit dhe Ministrisë për Potenciale Njerëzore të Hungarisë. Këto ishin memorandumet për bashkëpunim të cilët janë nënshkruar mes ministrave të punëve të jashtme të Iranit dhe Hungarisë.

Gjithashtu sot pasdite do të zhvillohet edhe takimi i komisionit të përbashkët ekonomik mes Republikës Islamike të Iranit dhe Hungarisë. Peter Siarto më pas do të takohet edhe me Sejed Ebrahim Raisi, presidentin e Republikës Islamike të Iranit.