Ministri i Jashtëm i Iranit takohet me komandantin e lartë pakistanez
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i119344-ministri_i_jashtëm_i_iranit_takohet_me_komandantin_e_lartë_pakistanez
Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit Hossein Amir-Abdollahian u takua sot me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Pakistanit Gjeneral Kamar Xhavid Baxhva në margjinat e konferencës së OBI dhe shkëmbeu pikëpamje mbi bashkëpunimin dypalësh dhe zhvillimet rajonale.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 19, 2021 16:28 Europe/Tirane
  • Ministri i Jashtëm i Iranit takohet me komandantin e lartë pakistanez

Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit Hossein Amir-Abdollahian u takua sot me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Pakistanit Gjeneral Kamar Xhavid Baxhva në margjinat e konferencës së OBI dhe shkëmbeu pikëpamje mbi bashkëpunimin dypalësh dhe zhvillimet rajonale.

Ministri i Jashtëm iranian pati një ditë të ngarkuar në Islamabad ku takoi shefin e ushtrisë pakistaneze në qytetin garnizon të Ravalpindit. Në takim ishin të pranishëm edhe ambasadori i Iranit në Pakistan, Mohammad Ali Hosseini, Atasheu i Ushtarak i Iranit, Koloneli Mostafa Kanberpur, si dhe zyrtarë ushtarakë dhe të sigurisë së Pakistanit. Hossein Amir-Abdollahian dhe Gjenerali Kamar Xhavid Baxhva diskutuan zhvillimet më të fundit në lidhje me sigurinë dypalëshe Iran-Pakistan dhe bashkëpunimin kufitar. Të dy palët ndanë pikëpamjet e tyre për ngjarjet rajonale, në veçanti për situatën në Afganistan.Ministri i Jashtëm iranian u takua sot edhe me Kryeministrin e Pakistanit Imran Khan dhe zyrtare te larte te vendeve pjesemarrese nekonferencën e OBI.  Kjo është vizita e parë e Hossein Amir-Abdollahian në Pakistan që nga marrja e detyrës si Ministri i Jashtëm i Iranit.