Delegacioni iranian dhe delegacioni sirian takohen në konferencën e Astanasë
Delegacionet e Iranit dhe Sirisë të pranishëm në konferencën e Astanasë gjatë një takimi, duke dënuar vazhdimin e pushtimit të territorit të Sirisë nga Amerika, kanë theksuar nevojën për vazhdimin e procesit të takimit të shtatë për kushtetutën e Sirisë.
Zyra për informim e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit bëri të ditur se në takimin e delegacioneve të Iranit dhe Sirisë, janë diskutuar zhvillimet më të fundit politike dhe të sigurisë në Siri dhe është dënuar vazhdimi i pushtimit të territorit të Sirisë nga Amerika.
Delegacioni i Iranit dhe Sirisë duke theksuar nevojën për heqjen e sanksioneve të paligjshme kundër Sirisë, kanë dënuar edhe agresionet e regjimit sionist kundër infrastrukturës së Sirisë.
Gjatë procesit të konferencës së Astanasë, edhe ambasadori i Libanit është si vend vëzhgues në këtë konferencë, është takuar me delegacionin iranian.
Në këtë takim pasi është shqyrtuar procesi i konferencës së Astanasë dhe roli i kësaj konference në procesin e zvogëlimit të zonave të përfshira në luftime, si dhe është theksuar krijimi i një procesi politik dhe formimi i komitetit për kushtetutën e Sirisë dhe formimi i një komiteti për ndjekjen e çështjeve të personave të zhdukur. Të dy palët në këtë takim kanë theksuar se formati i konferencës së Astanasë është duhet të vazhdojë sepse është formati më i suksesshëm ekzistues në lehtësimin e procesit politik në Siri.