Lëshohen 16 rakete balistike gjatë manovrës “Profeti i Madh s.a.v.s.”
Në fazën përfundimtare të manovrës ushtarake “Profeti i Madh s.a.v.s.” janë lëshuar 16 raketa balistike të klasave të ndryshme në të njëjtën kohë dhe kanë shkatërruar me sukses objektivat e caktuara.
Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se faza përfundimtare e manovrës së përbashkët të forcave të armatosura të Gardës Revolucionare të Iranit me emrin “Profeti i Madh s.a.v.s. 17” është realizuar me lëshimin e 16 raketave balistike me rreze veprimi të lartë, me rreze veprimi të mesëm dhe me rreze veprimi të shkurt nga forcat ajrore-hapësinore të Gardës Revolucionare dhe kanë shkatërruar me sukses objektivat e caktuara.
Në këtë fazë të manovrës, janë lëshuar raketat “Emad, “Ghadr”, “Saxhil”, “Zilzal”, “Dezful” dhe “Zulfikar” të cilat kanë shkatërruar objektivat e caktuara me precizitet 100%. Njëkohësisht me lëshimin e këtyre raketave, 10 dronë sulmues dhe luftarakë të forcave ajrore-hapësinore të Gardës Revolucionare janë nisur njëkohësisht dhe kanë shkatërruar objektivat e caktuara.
Sipas këtij burimi, realizimi i kapacitetit të manovrimit të raketave me lëndë djegëse të ngurtë për të tejkaluar nga mburoja e armikut, lëshimi njëkohësisht dhe goditja njëkohësisht e objektivave dhe ngritja e gatishmërisë luftarake, janë cilësuar të jenë prej karakteristikave të fazës së fundit të manovrës ushtarake “Profeti i Madh s.a.v.s. 17” të Gardës Revolucionare të Iranit.