Gjeneral Bagheri: Kërcënimet boshe të regjimit sionist nuk janë serioze
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i119612-gjeneral_bagheri_kërcënimet_boshe_të_regjimit_sionist_nuk_janë_serioze
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Iranit, duke deklaruar se kërcënimet e regjimit sionist nuk janë serioze, tha: Forcat e Armatosura të Republikës Islamike të Iranit janë në kulmin e gatishmërisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 24, 2021 16:28 Europe/Tirane
  • Gjeneral Bagheri: Kërcënimet boshe të regjimit sionist nuk janë serioze

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Iranit, duke deklaruar se kërcënimet e regjimit sionist nuk janë serioze, tha: Forcat e Armatosura të Republikës Islamike të Iranit janë në kulmin e gatishmërisë.

Sipas Iran Press, gjeneralmajor Mohammad Bagheri, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Iranit, të premten, në margjinat e fazës përfundimtare të stërvitjes së përbashkët të Gardës Revolucionare të koduara 'Profeti i Madh 17', u tha gazetarëve: "Kjo stërvitje ishte e planifikuar paraprakisht. Megjithatë, kërcënimet e shumta por boshe nga liderët e regjimit sionist bënë që kjo stërvitje të zhvillohej në këtë kohë dhe ishte një nga stërvitjet raketore më të suksesshme të Republikës Islamike të Iranit deri më tani". Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Iranit shtoi: "Në këtë stërvitje, u goditën njëkohësisht dhe saktë të gjitha llojet e raketave nga drejtime të ndryshme por në një objektiv specifik dhe shkatërruan plotësisht objektivin e projektuar në një distancë shumë të gjatë". Gjeneral Bagheri e përshkroi stërvitjen si vetëm një pjesë të aftësisë raketore të Republikës Islamike të Iranit dhe shtoi:" Kur 16 raketa godasin një objektiv, kjo është një pjesë e vogël e mijëra raketave që mund të godasin njëkohësisht çdo objektiv të vendit që synon të sulmojë Republikën Islamike dhe për të shkaktuar shkatërrim të plotë për agresorin". Ndërsa Komandanti i Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik (IRGC) deklaroi se stërvitjet ushtarake në shkallë të gjerë të forcave elitare ushtarake në zonat jugore të Iranit i dërguan mesazhe "shumë të qarta dhe të dukshme" regjimit sionist, duke paralajmëruar autoritetet izraelite që të rishikojnë veprimet e tyre ndaj Republikës Islamike. “Mesazhi i kësaj stërvitjeje është një paralajmërim serioz, real dhe në terren ndaj kërcënimeve të zyrtarëve të regjimit sionist që të jenë të vetëdijshëm për gabimet dhe iluzionet e tyre”, tha të premten gjeneralmajor Hossein Salami. "Ne do t'u presim duart nëse bëjnë një lëvizje të gabuar," shtoi ai.