Pse Trojka evropiane luan rolin e "politit të keq"?
Tre fuqitë evropiane, Britania, Franca dhe Gjermania, po luajnë lojën e "policit të keq" kur bëhet fjalë për trajtimin e bisedimeve të Vjenës për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 dhe heqjen e sanksioneve kundër Iranit.
Qëndrimet jokonstruktive të miratuara nga shtetet evropiane kanë qenë shkaku kryesor i ritmit të ngadaltë të negociatave. Franca është përpjekur të pengojë takimin e Komisionit të Përbashkët të marrëveshjes bërthamore dhe t'i shtyjë bisedimet e Vjenës në një ngërç duke luajtur rolin e saj si një polic i keq. Meqenëse qeveria franceze po nënshkruan marrëveshje armësh me disa shtete në Azinë Perëndimore, nuk është për t'u habitur që Parisi përpiqet të pengojë bisedimet e Vjenës në mënyrë që të shesë më shumë armë. Siç thonë shumë analistë dhe politikanë, një nga arritjet kryesore të çdo marrëveshjeje në Vjenë do të ishte rritja e sigurisë në Azinë Perëndimore; një faktor që mund të ndikojë në uljen e shitjes së armëve në rajon. Azia Perëndimore ka vuajtur prej vitesh nga mbjellja e mosmarrëveshjeve nga fuqitë e huaja. Franca dhe Britania janë dy eksportuesit e rëndësishëm të armëve në rajon, ndaj kanë mjaft motivim për të penguar negociatat. Franca, Britania dhe Gjermania kanë pohuar veçmas dhe së bashku se ata respektojnë angazhimet e tyre sipas marrëveshjes bërthamore, por në fakt ata qëndruan mënjanë dhe nuk bënë asgjë të prekshme kur Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga marrëveshja në maj 2018 dhe rivendosën sanksionet ndaj Iranit. Evropianët kanë qenë gjithmonë përkrah me SHBA-në për të kërcënuar Iranin dhe në të njëjtën kohë kanë qenë duke propozuar negociata diplomatike. Në këto raunde bisedimesh në Vjenë, ku Shtetet e Bashkuara mungojnë në negociatat e drejtpërdrejta dhe kërcënimet e regjimit sionist rezultojnë të pavlefshme dhe joefektive, E3 veçanërisht Britania dhe Franca po luajnë rolin e policit të keq për të ushtruar presion ndaj iranianëve. Përpara zgjedhjeve presidenciale në Francë, është e qartë se presidenti Emmanuel Macron do të shmangë çdo lëvizje, e cila do të zemëronte aleatët e tij. Regjimi sionist ka kundërshtuar gjithmonë çdo marrëveshje bërthamore me Iranin dhe lobet sioniste në Francë kanë një ndikim të gjerë, kështu që qeveria franceze luan rolin e policit të keq për të qetësuar sionistët. Britania, e cila nuk ka treguar mirëbesim që nga fillimi i raundit të shtatë të bisedimeve, mbajti dy takime për të penguar bisedimet e Vjenës. Sekretarja e Jashtme britanike Liz Truss i ka kërkuar Iranit të pranojë situatën aktuale dhe të kthehet në marrëveshjen bërthamore, duke refuzuar të përmendë rolin e Shteteve të Bashkuara si burim i problemeve në zbatimin e marrëveshjes ndërkombëtare. Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, pohoi se ditët e fundit nuk ka pasur asnjë përparim... dhe për shkak të ofertës së qeverisë iraniane, negociatat janë shtyrë gjashtë muaj mbrapa. Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amir-Abdollahian, u ka bërë thirrje palëve të tjera në bisedimet e Vjenës që të heqin të gjitha sanksionet e lidhura me marrëveshjen bërthamore, në mënyrë që të mos shqetësohen për përparimin e iranianëve në zhvillimin e programit paqësor bërthamor.