Ghalibaf: Populli i Iranit dol krenar në epopenë e 30 dhjetorit
(last modified Wed, 29 Dec 2021 13:57:27 GMT )
Dhjetor 29, 2021 14:57 Europe/Tirane
  • Ghalibaf: Populli i Iranit dol krenar në epopenë e 30 dhjetorit

Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit deklaroi se populli i Iranit doli krenar dhe me kokën lartë në sprovën e vështirë të shpëtimit të vendit nga trazirat dhe pasiguritë.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Muhamed Bagher Ghalibaf, kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit, sot (të mërkurën) në seancën plenare të Parlamentit, duke përkujtuar ngjarjet e 30 dhjetorit të vitit 2009, deklaroi: "Populli i Iranit në atë ditë të krenarisë, me të gjithë kapacitetin doli në skenë dhe përsëri vërtetoi se besimi në Zot dhe besimi te populli janë dy shtylla kryesore të qëndrueshmërisë dhe progresit të Revolucionit Islamik gjatë dekadave të fundit".

Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit shtoi: "Ajo që bëhet e qartë për të gjithë me një vështrim mbi ato ditë të rëndësishme të Revolucionit Islamik, është kjo që autoritetet duhet të kryejnë dhe zbatojnë detyrën dhe përgjegjësinë e vet më shumë se në të kaluarën për çdo çast për hir të gjithë kësaj sakrifice dhe lufte që ka zhvilluar populli iranian, prandaj përgjegjësia më e vogël e autoriteteve dhe funksionarëve shtetëror ndaj popullit është zgjidhja e problemeve".

Vlen të theksohet se data 30 dhjetor në Iran na kujton ngjarjet dhe zhvillimet dhe marshin heroik të miliona qytetarëve të Iranit më 30 dhjetor të vitit 2009 të cilët gjatë atij marshi deklaruan distancimin e vet nga grupet destruktive që synonin vetëm krijimin e trazirave.