Gharibabadi: Aktakuza e dosjes së gjeneral Sulejmani dërgohet në gjykatë
(last modified Wed, 29 Dec 2021 15:14:04 GMT )
Dhjetor 29, 2021 16:14 Europe/Tirane
  • Gharibabadi: Aktakuza e dosjes së gjeneral Sulejmani dërgohet në gjykatë

Shefi për çështje ndërkombëtare në Sistemin Gjyqësor të Iranit deklaroi se gjyqi për autorët e atentatit terrorist ndaj gjeneral Kasem Sulejmani do të formohet në dy muajt e ardhshëm.

Faqja informative e Shtabit për të Drejta të Njeriut në Sistemin Gjyqësor të Iranit njoftoi se Kazem Gharibabadi, shefi për çështje ndërkombëtare në Sistemin Gjyqësor të Iranit, sot (të mërkurën) në prag të dyvjetorit të martirizimit të gjeneral Kasem Sulejmani, deklaroi: "Dosja gjyqësore është formuar në Irak si vendin në të cilin ka ndodhur ky krim, ndërsa edhe në prokurorinë për çështje publike të Gjykatës së Teheranit është formuar një dosje tjetër gjyqësore dhe të dy vendet kanë formuar një komitet të përbashkët hetues për të hetuar këtë krim. Deri më tani janë zhvilluar dy takim të përbashkët juridike dhe gjyqësore mes Iranit dhe Irakut në Bagdad dhe Teheran, ndërsa pas takimit të tretë që do të zhvillohet në Bagdad, do të dërgohet aktakuza për këtë dosje në Gjykatën e Teheranit".

Gharibabadi shtoi: "Në ndjekjen e kësaj çështje, së fundi i kemi dorëzuar palës irakiane dëshmi dhe dokumente penale që përfshinë rreth 300 faqe me informacione të personave të akuzuar dhe të dyshuar të kësaj dosje që kanë qenë rreth 70 persona dhe pala irakiane gjithashtu ka vendosur në dispozicion të Iranit informacione përkatëse me të të akuzuarit. Tre shtete në rajon dhe tre shtete jashtë rajonit janë implikuar në atentatin terrorist kundër gjeneralit të martirizuar Kasem Sulejmani dhe komandantit Abdu Mahdi Al-Muhendis. Prijës në këtë veprim terrorist është Amerika dhe kjo është për shkak që një numër i madh i personave të akuzuar të jenë amerikanë".

Gharibabadi gjithashtu ka kritikuar heshtjen e Bashkësisë Ndërkombëtare ndaj këtij veprimi terrorist të Amerikës dhe ka thënë: "Derisa në botë sundojnë standarde të dyanshme, zbatimi i drejtësisë nuk do të jetë një çështje e lehtë".

Vlen të theksohet se gjeneral Kasem Sulejmani, komandanti i martirizuar i forcës "Kods" të Gardës Revolucionare të Iranit, i cili më 3 janar të vitit 2020, me ftesë zyrtare të autoriteteve irakiane, kishte shkuar në Irak, u martirizua së bashku me Abu Mahdi Al-Muhendis, zv/komandantin e forcave të mobilizimit popullor "Hashd Sha'bi" të Irakut dhe tetë personave të tjerë nga një sulmi ajror të forcave agresore dhe terroriste amerikane në afërsi të aeroportit të Bagdadit.

Tags