Regjimi i Tel Avivit nuk toleron stabilitetin në Lindjen e Mesme
Ministria e Jashtme iraniane ka dënuar sulmet e përsëritura të Izraelit në Siri, duke thënë se regjimi i Tel Avivit nuk toleron stabilitetin në Lindjen e Mesme.
Të mërkurën, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Said Khatibzadeh denoncoi sulmet e përsëritura të Izraelit në territorin sirian, veçanërisht sulmin e të martës në portin e Latakias, porta më e madhe për ushqime dhe ilaçe në Siri. "Rreth orës 3:21 të mëngjesit (0521 GMT), armiku izraelit kreu një agresion ajror me disa raketa nga drejtimi i Mesdheut ... duke synuar oborrin e kontejnerëve në portin e Latakias," citoi agjencia siriane e lajmeve SANA të martën një burim ushtarak. Sulmi shkaktoi "dëme të konsiderueshme materiale", sipas SANA. Ky ishte sulmi i dytë që synonte këtë port në këtë muaj. "Ndërsa ky është një akt agresioni kundër një shteti anëtar të OKB-së dhe një shkelje e sovranitetit të vendit", tha zëdhënësi iranian, sulmi i fundit izraelit është "një manifestim i qartë i qëllimeve të regjimit për të ndezur krizën dhe nxitjen e kaosit në rajon dhe gjithashtu përbën një veprim çnjerëzor dhe imoral.” “Udhëheqësit e këtij regjimi, të cilët nuk tolerojnë stabilitetin, sigurinë dhe qetësinë e rajonit, dhe e kanë përcaktuar sigurinë e tyre në kuadrin e nxitjes së pasigurisë dhe destabilitetit në rajon, kanë shkelur dhe përdhosur ligjin dhe rregullat ndërkombëtare duke kryer sulme të përsëritura në territorin sirian nën pretekste të rreme dhe të pabaza”.