Presidenti i Iranit takohet me autoritetet fetare në Kum
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në vazhdën e udhëtimeve në provinca të ndryshme të Iranit, sot ka shkuar në qytetin Kum dhe ka zhvilluar takime me autoritete të ndryshme të fetare të këtij qyteti.
Agjencia e lajmeve Iran Pres njoftoi se Sejed Ebrahim Raisi, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, në ditën e dytë të vizitës së tij në qytetin Kum, u takua me Ajetullah Husejn Nuri Hamedani, Ajetullah Xhafar Sobhani dhe me Ajetullah Abdulla Xhavadi Amoli, prej autoriteteve të mëdha fetare.
Raisi në takim me Ajetullah Xhafar Sobhani vuri në dukje se vizita në provinca të ndryshme është në qendër të punës së qeverisë dhe deklaroi: “Vizita në provinca ka shumë dobi të ndryshme, për arsye se në këtë mënyrë shqyrtohen dhe analizohen nga afër problemet e qytetarëve dhe më lehtë mund të gjenden rrugët për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve”.
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit gjithashtu në takim me Ajetullah Nuri Hamedani vuri në dukje programet e qeverisë në rrugën për t’u përballur me pandeminë e virusit Korona dhe masat e ndërmarra për t’u përballur me inflacionit dhe tha: “Me përshpejtimin e procesit të vaksinimit në vend, tani kemi një situatë më të mirë në krahasim me vendet e tjera dhe numri i infektimeve dhe i vdekjeve ka rënë në nivel të konsiderueshëm”.
Sipas këtij burimi, presidenti i Republikës Islamike të Iranit gjatë ditës së sotme do të mbajë edhe një konferencë për shtyp në qytetin Kum.