Raisi: Trumpi kriminel, duhet të gjykohet dhe dënohet
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ka deklaruar se ish-presidenti amerikan Donald Trump në pozitën e vrasësit dhe kriminelit kryesor të atentatit terrorist ndaj Kasem Sulejmani, duhet të gjykohet dhe dënohet për krimin që ka bërë.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Sejed Ebrahim Raisi në ceremoninë e dyvjetorit të martirizimit të gjeneral Kasem Sulejmani të organizuar në xhaminë Mosala të Teheranit, duke iu drejtuar amerikanëve dhe armiqve të popullit të Iranit, deklaroi: “Ju keni menduar se data 3 janar është dita e përfundimit të Haxh Kasem Sulejmani, mirëpo keni bërë iluzione të kota, për arsye se data 3 janar është dita e lindjes përsëri të Haxh Kasem Sulejmani”.
Presidenti i Republikës Islamike i Iranit shtoi: “Haxh Kasem Sulejmani ka qenë mysafir dhe i ftuar zyrtar i kryeministrit të Irakut dhe amerikanët kanë thyer edhe mikpritjen dhe sovranitetin e Irakut dhe kanë terrorizuar një popull të tërë. Nëse do të krijohen kushte dhe mekanizmi i një gjykimi të drejtë kundër Trump dhe Pompeo dhe kriminelëve të tjerë në një gjykatë të drejtë për të gjykuar këtë krim të tmerrshëm të tyre dhe për t’i dënuar ata për krimet e kryera, është shumë mirë, përndryshe të mos keni asnjë pikë dyshimi se do të ngrihet dora e hakmarrjes nga mesi i Umetit”.
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duke thënë se Haxh Kasem Sulejmani duke njohur shumë mirë potencialet dhe duke i përdorur ato në kohën e duhur, frontin e Hezbullahut të Libanit e ka shndërruar në frontin e rezistencës rajonale dhe ndërkombëtare, shtoi: “Haxh Kasem me njohjen e potencialeve të të rinjve, i ka përgatitur ata me trimëri, besnikëri dhe motiv të madh në luftën kundër fuqive arrogante. Prandaj, duhet theksuar se Haxh Kasem Sulejmani ishte një shkollë dhe kjo shkollë nuk shkatërrohet dhe nuk zhduket me atentate terroriste dhe me raketa dhe shkolla e Haxh Kasem Sulejmani mbetet përgjithmonë e gjallë dhe dinamike”.