Zejneb Sulejmani: Haxh Kasem është i gjallë në zemrat e njerëzve
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i120122-zejneb_sulejmani_haxh_kasem_është_i_gjallë_në_zemrat_e_njerëzve
Vajza e gjeneralit të martirizuar Kasem Sulejmani deklaroi se armiku me çfarëdo gënjeshtre që të thotë dhe me çfarëdo intrige e mashtrimi që të bëjë, populli i njeh ushtarin e tij dhe Haxh Kasem akoma është i gjallë në zemrën e popullit të Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 03, 2022 12:33 Europe/Tirane
  • Zejneb Sulejmani: Haxh Kasem është i gjallë në zemrat e njerëzve

Vajza e gjeneralit të martirizuar Kasem Sulejmani deklaroi se armiku me çfarëdo gënjeshtre që të thotë dhe me çfarëdo intrige e mashtrimi që të bëjë, populli i njeh ushtarin e tij dhe Haxh Kasem akoma është i gjallë në zemrën e popullit të Iranit.

Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se Zejnebe Sulejmani gjatë fjalimit të saj në ceremoninë e dyvjetorit të martirizimit të gjeneral Kasem Sulejmani duke thënë se Haxh Kasem është në zemra të njerëzve, deklaroi: “Ai armiku i cili mendonte se nëse do ta martirizojë Haxh Kasem, do të shuhet e fjala, ndikimi dhe rëndësia e Haxh Kasem, sot duke shikuar pjesëmarrjen kaq të madhe të qytetarëve, do ta kuptojë se çfarë gabimi ka bërë. Haxh Kasem akoma është i pranishëm në mesin e popullit të Iranit. Haxh Kasem ka sakrifikuar veten dhe jetën e tij për popullin e Iranit dhe kjo është përgjigja e popullit iranian i cili merr pjesë në këtë ceremoni në nivel kaq të gjerë. Ne e dimë se me pjesëmarrjen e këtij populli, nuk jemi vetëm në këtë rrugë dhe unë sot jam këtu në emër të familjes së Haxh Kasem dhe iu falënderoj përzemërsisht të gjithë juve dhe askush nuk mund ta largojë dashurinë për Haxh Kasem nga zemra e popullit iranian”.

Vlen të theksohet se sot (ditë e hënë) më 3 janar të vitit 2022, është përvjetori i martirizimit të gjeneral-major Haxh Kasem Sulejmani, komandantit të ndjerë të forcës “Kods” të Gardës Revolucionare të Iranit.