Irani shpreson kthimin sa më shpejtë të qetësisë dhe stabilitetit në Kazakistan
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se Teherani zyrtar shpreson që sa më shpejtë kthehet qetësia dhe stabiliteti në Kazakistan.
Sa’id Khatibzade, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, ditën e enjte në reagim ndaj zhvillimeve të fundit në Republikën e Kazakistanit, ka thënë: “Qeveria dhe populli i vendit tonë mik dhe fqinjë Kazakistanit duhet të bëjnë përpjekje që pa ndërhyrjen e faktorëve të huaj dhe në bazë të interesave kombëtare të tyre dhe nëpërmjet dialogut dhe në mënyrë plotësisht paqësore, të zgjidhin problemet dhe mosmarrëveshjet e krijuara. Stabiliteti dhe siguria e Kazakistanit ka rëndësi për Republikën Islamike të Iranit, prandaj nuk duhet krijuar rrethanat që faktorët e huaj të keqpërdorin e situatën e krijuar”.
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit duke thënë se Teherani po ndjek nga afër zhvillimet dhe situatën aktuale në Afganistan, u shpreh optimist se sa më shpjete të kthehet qetësia dhe stabiliteti në këtë vend.
Vlen të theksohet se me qindra protestues dhe forca të policisë në ditën e tretë të protestave të gjera në Kazakistan kanë hyrë në sheshin kryesor të Almati, qytetin më të madh të këtij vendi dhe janë përleshur mes vete.
Sipas burimeve dhe dëshmitarëve okularë, sot (të enjten) në mëngjes janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri pasi forcat e sigurisë janë afruar afër protestuesve në sheshin kryesor të Almati.