Seul: Asetet e ngrira të Iranit duhet të lirohen së shpejti
Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut në një deklaratë tha se gjatë një takimi me zëvendësministrin e jashtëm të Republikës Islamike të Iranit, zëvendësministri i Jashtëm i Koresë së Jugut shprehu shpresën se asetet e bllokuara të Iranit do të lirohen së shpejti.
Sipas agjencisë Fars Neës, Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut në një deklaratë tha se "Zëvendësministri i Jashtëm i Koresë së Jugut Choi Yang-kan" dhe homologu i tij iranian "Ali Bagheri" në Vjenë diskutuan lirimin e aseteve të bllokuara të Iranit dhe diskutuan detajet për transferimin e këtyre parave. Borxhi i Koresë së Jugut ndaj Iranit në këmbim të blerjes së naftës në dy bankat e këtij vendi kap vlerën e gjithsej shtatë miliardë dollarëve, i cili nuk është paguar që nga shtatori 2018 me pretekstin e sanksioneve amerikane. Gjatë një takimi me Ali Bagherin, zëvendësministri i Jashtëm i Koresë së Jugut deklaroi se vendi po përpiqet të shlyejë borxhin ndaj Iranit. Bagheri, zëvendësministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, gjithashtu theksoi se pavarësisht nga rezultati i bisedimeve në Vjenë, qeveria e Koresë së Jugut është e detyruar të lirojë fondin e bllokuar iranian dhe se sanksionet e njëanshme amerikane nuk mund të justifikojnë mospagesën e borxhit ndaj Iranit.