Martir Sulejmani dhe Al Muhendis, komandantët e martirizuar të botës islame
Ambasadori i Jemenit në Iran ka deklaruar se martirët gjeneral Kasem Sulejmani dhe Abu Mahdi Al-Muhendis janë komandantët e martirizuar të botës islame.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ibrahim Al-Dejlami, ambasadori i Jemenit në Iran, në ceremoninë e organizuar me rastin e dyvjetorit të martirizimit të gjeneral Kasem Sulejmani dhe Abu Mahdi Al-Muhendis në qytetin Kum të Iranit, deklaroi: “Duhet të mendojmë mirë dhe të reflektojmë thellë në lidhje me jetën e këtyre komandantëve të mëdhenj dhe historinë e luftës dhe veprimtarisë së tyre dhe jeta e këtyre personaliteteve duhet studiuar si jeta e dy komandantëve të mëdhenj të Islamit. Ata kanë zbatuar detyrën e tyre fetare si ushtar të Islamit. Veprimet e këtyre dy martirëve të nderuar nuk kufizohen vetëm me Iranin dhe Irakut, por kanë rëndësi dhe i përkasin të gjithë Umetit Islam dhe ato janë zhvilluar në kuadër të betejës së Islamit kundër armiqve botëror. Armiqtë amerikanë, sionist dhe hipokritët e tjerë që nga çastet e para të vrasjes së komandantëve të fitores së madhe, kanë bërë përpjekje që ta shfrytëzojnë këtë ngjarje të madhe dhe këto tragjedi të dhimbshme si një goditje mbi Rezistencës dhe qëllimi i tyre nga ky veprim qyqar dhe frikacak ishte vetëm të krijojnë frikë dhe tmerr. Republika Islamike e Iranit është si tenda kryesore e rezistencës dhe flamurtari kryesor në luftën kundër planeve amerikano-sioniste. Irani Islamik dhe revolucionar u ka mësuar të gjithë luftëtarëve se lufta për zgjim dhe vetëdijesim është një parim i madh dhe njohja e armikut duhet të vendoset në krye të prioriteteve”.
Vlen të theksohet se gjeneral Kasem Sulejmani i cili më 3 janar të vitit 2020, me ftes zyrtare të autoriteteve të Irakut, kishte shkuar për vizitë në Bagdad, së bashku me Abu Mahdi Al-Muhendis, zv/komandantin e forcave të mobilizimit vullnetar popullor “Hashd Sha’bi” të Irakut dhe tetë shoqëruesve të tyre, u martirizuan nga një sulm ajror i forcave agresore dhe terroriste amerikane në afërsi të aeroportit të Bagdadit në Irak.