Kryenegociatori iranian vazhdon bisedimet në Vjenë për heqjen e sanksioneve
Kryenegociatori i Iranit në negociatat e Vjenës sot ka vazhduar bisedimet diplomatike në kuadër të negociatave për heqjen e sanksioneve të paligjshme ndaj Republikës Islamike të Iranit.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ali Bagher Kani, kryenegociatori i lartë i Iranit, ka intensifikuar bisedimet me shefat e delegacioneve negociatore dhe me ekspertët e shteteve të Grupit 4+1 dhe negociatat po vazhdon të përparojnë, por me një kujdes të veçantë dhe hap pas hapi. Sot është dita e dhjetë e negociatave në Vjenë dhe delegacionet po vazhdojnë përpjekjet për të arritur marrëveshjen përfundimtare.
Mikhail Ulyanov, përfaqësuesi i Rusisë në negociatat e Vjenës, të premten në mbrëmje, ka thënë para gazetarëve: "Negociatorët pohojnë këtë çështje se është shënuar progres për arritjen e ringjalljes së marrëveshjes së vitit 2015 dhe heqjen e sanksioneve ndaj Iranit".
Ulyanov duke thënë se për të arritur rezultatin e duhur, duhet bërë përpjekje të vazhdueshme dhe më të mëdha, shtoi: "Arritja e marrëveshjes përfundimtare është e mundshme deri në muajin shkurt". Deklarata të ngjashme ka bërë edhe përfaqësuesi i Kinës.
Ndërkohë përfaqësuesit e shteteve evropiane së fundi në mënyrë më të kujdesshme, i kanë vlerësuar pozitive negociatat në deklaratat e tyre publike.
Vlen të theksohet se negociatat aktuale në Vjenë konsiderohen një rast i çmuar për shtetet evropiane që të kompensojnë mosveprimin e tyre të mëparshëm në zbatimin e zotimeve të veta në kuadër të marrëveshjes bërthamore.