Irani nuk sheh kufi për vendosjen e lidhjeve të përzemërta me fqinjët
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i120506-irani_nuk_sheh_kufi_për_vendosjen_e_lidhjeve_të_përzemërta_me_fqinjët
Ministri i Jashtëm i Iranit Hossein Amir-Abdollahian deklaroi se Republika Islamike nuk sheh kufij kur bëhet fjalë për vendosjen e marrëdhënieve miqësore me vendet fqinje.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 10, 2022 16:29 Europe/Tirane
  • Irani nuk sheh kufi për vendosjen e lidhjeve të përzemërta me fqinjët

Ministri i Jashtëm i Iranit Hossein Amir-Abdollahian deklaroi se Republika Islamike nuk sheh kufij kur bëhet fjalë për vendosjen e marrëdhënieve miqësore me vendet fqinje.

Kryediplomati i Iranit i bëri komentet të hënën në Muskat në një takim me Zëvendëskryeministrin e Omanit, Sayyid Fahd bin Mahmoud al-Said. Duke elaboruar mbi politikën e jashtme të administratës së re iraniane, Amir-Abdollahian tha se rritja e bashkëpunimit me vendet e rajonit është ndër prioritetet kryesore të administratës, duke shtuar se promovimi i mëtejshëm i lidhjeve politike, ekonomike dhe kulturore me Muskatin është në axhendën e Teheranit. Duke nënvizuar qëndrimin themelor të Iranit për nevojën për të rritur bashkëpunimin me shtetet bregdetare të Gjirit Persik, kryediplomati i Iranit theksoi se Teherani nuk sheh asnjë kufi apo përjashtim për vendosjen e marrëdhënieve të përzemërta me vendet e rajonit. Ministri i Jashtëm iranian shprehu gatishmërinë e Teheranit për të përmirësuar bashkëpunimin ekonomik me Omanin, veçanërisht në fushën e transportit të mallrave dhe pasagjerëve, energjisë dhe turizmit. Më tej ai e informoi zyrtarin omanez mbi zhvillimet e fundit në bisedimet midis Iranit dhe grupit të vendeve të G4+1 në kryeqytetin austriak dhe u kërkoi palëve pjesëmarrëse të ndjekin iniciativa praktike dhe konstruktive. Amir-Abdollahian vuri në dukje luftën e Jemenit dhe tha se qëndrimi parimor i Republikës Islamike është të mbështesë përpjekjet që synojnë gjetjen e një zgjidhjeje politike dhe të bazuar në dialog për krizën në Jemen dhe përshëndeti pozicionin e Omanit në këtë drejtim. Zëvendëskryeministri i Omanit tha se Teherani dhe Muskati gëzojnë marrëdhënie të ngushta dhe të përzemërta, por ata duhet të përmirësojnë më tej bashkëpunimin. Omani është i prirur të luajë një rol në promovimin e bashkëpunimit midis vendeve të rajonit, shtoi zyrtari omanez.