Fundi i udhëtimit dyditor të Amir Abdullahian në Oman dhe Katar
Ministri i Jashtëm iranian të mërkurën në mëngjes pas një udhëtimi dy-ditor në Oman dhe Katar mbërriti në Teheran.
Sipas Agjencisë së Radios dhe Televizionit IRIB, Husein Amir Abdullahian gjatë vizitës së tij në Oman është takuar me zëvendësmbretin dhe ministrin e Jashtëm të Omanit, ndërsa gjatë vizitës në Doha është takuar edhe me emirin e Katarit dhe ministrin e Jashtëm të këtij vendi. Lidhur me arritjet e udhëtimit të tij në Doha, Amir Abdullahian tha: Bisedimet dypalëshe për çështje të ndryshme të marrëdhënieve Iran-Katar ishin një nga temat e diskutimit me zyrtarët politikë të Katarit. Sipas Amir Abdullahian, një grup ministrash të Republikës Islamike të Iranit është planifikuar të udhëtojë në Doha në ditët në vijim me ftesë të qeverisë së Katarit. Amir Abdullahian në kryeqytetet e Omanit dhe Katarit foli edhe për çështjet që kanë të bëjnë me bisedimet e Vjenës dhe tha: Irani informon miqtë e tij në rajon për bisedimet e Vjenës dhe shtoi se ata, si fqinjët tanë, kanë të drejtë të informohen për atë që po ndodh midis Iranit dhe P4 + 1 në Vjenë. Ministri i Jashtëm iranian tha: Ne besojmë se arritjet e Republikës Islamike të Iranit në fushën e zhvillimit paqësor të njohurive bërthamore mund të vihen në dispozicion të të gjitha vendeve të rajonit, fqinjëve dhe vendeve islamike.