Amir Abdullahian mbërriti në Pekin
Ministri i Jashtëm iranian Husein Amir-Abdullahian, i cili kryeson një delegacion të lartë politik dje pasdite (e enjte) shkoi në Kinë për të zhvilluar bisedime me zyrtarët kinezë. Ai mbërriti në Pekin mëngjesin e sotëm.
Sipas IRNA, pas mbërritjes në aeroportin Wushu, Amir Abdullahian deklaroi se qëllimi i vizitës së tij në Kinë ishte të diskutonte me zyrtarët kinezë për marrëdhëniet dypalëshe politike dhe zbatimin e marrëveshjeve midis Republikës Islamike të Iranit dhe Kinës për bashkëpunimin ekonomik. Ministri i Jashtëm iranian, i cili është nisur për në Kinë me ftesë zyrtare të ministrit të Jashtëm kinez Wang Yi, në krye të një delegacioni të nivelit të lartë politik dhe ekonomik sot arriti në Pekin. Ai dhe homologu i tij kinez janë planifikuar të shqyrtojnë statusin e fundit të programit 25-vjeçar të bashkëpunimit të të dy vendeve. Vizita e Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, Husein Amir-Abdullahian në Kinë, mund të konsiderohet si një hap drejt forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve.