Investime 4 miliardë dollarë në projektet e rafinerisë së naftës në Iran
(last modified Sat, 15 Jan 2022 18:57:25 GMT )
Janar 15, 2022 19:57 Europe/Tirane
  • Investime 4 miliardë dollarë në projektet e rafinerisë së naftës në Iran

Ministri i Naftës i Republikës Islamike të Iranit njoftoi një investim prej 4 miliardë dollarësh në projektet e rafinerisë së naftës në Iran.

Ministri iranian i Naftës, Xhavad Oxhi, tha të shtunën se do të formohej një konsorcium prej 4 miliardë dollarësh për të mbështetur projektin e rafinerisë së naftës. Ministri iranian i Naftës iu referua edhe tubacionit të transferimit të naftës “Tabesh” dhe shtoi: “Tubacioni i ri është një projekt ekonomik që do të transportojë 150 mijë fuçi naftë në ditë”. Oxhi tha gjithashtu se tubacioni do të transportojë produkte të naftës të prodhuara nga rafineria  'Ylli i Gjirit Persik' në verilindje të vendit dhe kalon mes tre provincave. Ministria iraniane e Naftës shpreson se tubacioni do të ndihmojë gjithashtu në rritjen e eksporteve të karburantit nga Irani lindor për t'iu përgjigjur një kërkese në rritje në Afganistanin fqinj dhe në vende të tjera pa dalje në det në Azinë Qendrore. Banka Mellat e Iranit fitoi kontratën për të financuar ndërtimin e tubacionit të karburantit prej 948 kilometrash nga qyteti Rafsanxhan në Iranin jugor, në qytetin e dytë më të madh të Iranit, Mashhad në lindje të vendit. Tubacioni pritet të kushtojë rreth 372 milionë euro.

 

Tags