Presidenti iranian nesër shkon në Rusi
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit me ftesë të homologut të tij rus dhe në kuadër të zgjerimit të bashkëpunimeve ekonomike, politike dhe kulturore mes të dy vendeve, nesër (të mërkurën) do të shkojë në Moskë.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Sejed Ebrahim Raisi, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, gjatë vizitës në Rusi do të takohet me Vladimir Putin, presidentin e Rusisë.
Pjesëmarrja dhe mbajtja e fjalimit në Parlamentin e Rusisë, takimi me iranianët me qëndrim në Rusi dhe takimi me aktivistët ekonomikë të Rusisë, janë prej programeve të tjera të Sejed Ebrahim Raisi gjatë vizitës në Moskë.
Ministri i punëve të jashtme, ministri për çështje ekonomike dhe financa do ta shoqërojnë presidentin e Republikës Islamike të Iranit gjatë vizitës në Rusi.