Nisja e Presidentit të Republikës Islamike të Iranit në Moskë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i121020-nisja_e_presidentit_të_republikës_islamike_të_iranit_në_moskë
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit u nis nga Teherani për në Moskë me ftesë zyrtare të presidentit rus Vladimir Putin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 19, 2022 05:29 Europe/Tirane
  • Nisja e Presidentit të Republikës Islamike të Iranit në Moskë

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit u nis nga Teherani për në Moskë me ftesë zyrtare të presidentit rus Vladimir Putin.

Sipas IRNA, Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Sejed Ibrahim Raisi, përpara se të largohej nga Teherani dhe të udhëtonte për në Moskë në aeroportin Mehrabad tha: "Kjo vizitë do të bëhet me ftesë të presidentit rus Vladimir Putin dhe do të promovojë diplomacinë rajonale. Ndërveprimi Iran-Rusi është ndërtues i sigurisë dhe do të parandalojë unilateralizmin në rajon. Raisi shtoi: Dialogu mes dy vendeve të rëndësishme dhe të fuqishme dhe me ndikim mund të jetë shumë efektiv në sigurinë e rajonit, marrëdhëniet ekonomike dhe marrëdhëniet tregtare të rajonit. Sejed Ibrahim Raisi gjatë vizitës së tij në Moskë do të takohet me Presidentin e Federatës Ruse. Takimi me iranianët që jetojnë në Rusi, pjesëmarrja dhe fjalimi në seancën plenare të Dumës dhe takimi me aktivistët ekonomikë rusë janë pjesë e planeve të presidentit për udhëtimin dy-ditor.  Në këtë udhëtim Dr. Raisin do ta shoqërojnë ministrat e Punëve të Jashtme, të Naftës dhe Ekonomisë dhe të Financave.