Presidenti i Republikës Islamike të Iranit arrin në Moskë
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit me ftesë të presidentit të Rusisë, sot ka arritur në aeroportin e Moskës.
Sejed Ebrahim Raisi, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, dhe delegacioni shoqërues, pasi arritën në aeroportin e Moskës, janë pritur nga Nikolai Shulginov, ministri i energjisë dhe kryetari rus i komisionit të përbashkët për bashkëpunime ekonomike të Rusisë dhe Iranit.
Në ceremoninë e pritjes solemne pas këndimit të himneve kombëtare të Iranit dhe Rusisë, presidenti i Republikës Islamike të Iranit bëri para kalimin pranë gardës speciale të vendosur në zonë.
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në vazhdim do të takohet me presidentin e Rusisë.
Sejed Ebrahim Raisi, presidenti i Iranit, në krye të një delegacioni të lartë politik dhe ekonomike, ka shkuar për vizitë zyrtare në Moskë me ftesë të Vladimir Putin, presidentit të Rusisë. Ministri i punëve të jashtme, ministri i naftës dhe ministri i ekonomisë dhe financave të Iranit po e shoqërojnë presidentin Sejed Ebrahim Raisi gjatë kësaj vizite në Rusi.