Irani synon një marrëveshje të qëndrueshme dhe mbështetëse në negociatat e Vjenës
Përkundër raporteve të pavërteta të mediave perëndimore, Irani synon një marrëveshje të qëndrueshme dhe në të cilën mund të mbështet në negociatat e Vjenës.
Një burim i afërt me delegacionin e Iranit në Vjenë, në një prononcim për kanalin informativ Al Jazira, ka thënë: "Ne po mendojmë vetëm për një marrëveshje bërthamore të përhershme e cila nuk do të jetë e përkohshme. Po mendojmë vetëm për një marrëveshje bërthamore të përhershme, jo të përkohshme dhe propozimi për marrëveshje të përkohshme kurrë nuk është marrë parasysh nga ana e Republikës Islamike të Iranit. Pra, Teherani zyrtar e pranon vetëm një marrëveshje të përhershme dhe të qëndrueshme mbi baza të forta".
Në kohën kur disa media duke publikuar materiale të pavërteta në lidhje me negociatat që po zhvillohen në Vjenë të Austrisë, po mundohen të ushtrojnë ndikim negativ mbi këto negociata, mirëpo ashtu siç kanë deklaruar shumë herë autoritetet iraniane, Republika Islamike e Iranit në negociatat e Vjenës synon një marrëveshje të qëndrueshme dhe në të cilën mund të mbështetet.