Ministri i jashtëm i Togos takohet me ministrin e jashtëm të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i121356-ministri_i_jashtëm_i_togos_takohet_me_ministrin_e_jashtëm_të_iranit
Ministri i punëve të jashtme të Togos i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në Teheran, sot është takuar dhe ka biseduar me ministrin e punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 25, 2022 14:34 Europe/Tirane
  • Ministri i jashtëm i Togos takohet me ministrin e jashtëm të Iranit

Ministri i punëve të jashtme të Togos i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në Teheran, sot është takuar dhe ka biseduar me ministrin e punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Robert Dusi, ministri i punëve të jashtme të Togos, sot (të martën) në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, është takuar dhe ka biseduar me Husejn Amir Abdulahjan, ministrin e punëve të jashtme të Iranit.  

Sa'id Khatibzade, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, dje gjatë konferencës për shtyp, duke folur për politikën e balancuar të Iranit, ka thënë se ministri i punëve të jashtme të Iranit së shpejti do të zhvillojë një turne në kontinentin e Afrikës.

Ministri i punëve të jashtme të Togos gjatë vizitës në Teheran, dje është takuar dhe ka biseduar edhe me Sejed Ebrahim Raisi, presidentin e Republikës Islamike të Iran. 

Ministri i punëve të jashtme të Togos gjatë takimit me presidentin iranian ka deklaruar se vendi i tij kërkon zgjerimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve të gjithanshme me Republikën Islamike të Iranit.