81 miliardë dollarë investime në fushën e gazit Parsi Jugor
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i121412-81_miliardë_dollarë_investime_në_fushën_e_gazit_parsi_jugor
Drejtori i operacioneve të kompanisë së naftës dhe gazit "Pars" ka deklaruar se në fushën e gazit "Parsi Jugor" i Iranit janë bërë 81 miliardë dollarë investime.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 26, 2022 11:47 Europe/Tirane
  • 81 miliardë dollarë investime në fushën e gazit Parsi Jugor

Drejtori i operacioneve të kompanisë së naftës dhe gazit "Pars" ka deklaruar se në fushën e gazit "Parsi Jugor" i Iranit janë bërë 81 miliardë dollarë investime.

Alireza Ebadi, drejtori i operacioneve të kompanisë së naftës dhe gazit "Pars", në një intervistë me agjencinë e lajmeve IRIB, ka thënë: "Sasia e investimeve të bëra në Parsin Jugor është 81 miliardë dollarë që për të plotësuar këtë projekt madhor, nevojiten edhe 7.8 miliardë dollarë investime. Çdo rafineri me dy faza shton me një 1% PBB që ka të ardhura ditore mbi dy milionë dollarë dhe vjetore mbi 3.5 miliardë dollarë për Iranin. Në lidhje me kapacitetin e prodhimit të gazit nga fushat e gazit të Iranit, gjithashtu duhet thënë se 70% e gazit prodhohet nga Parsi Jugor, 1% nga Arvandan, 1% nga rrafshnalta Ghare, 7% prodhohet nga nafta e lagur e Jugut dhe 21% e gazit prodhohet nga nafta e zonave qendrore të Iranit".

Fusha e gazit Parsi Jugor është fusha më e madhe e gazit në botë që pronësia e saj është e ndarë dhe 85% i përket Katarit dhe 15% i përket Iranit.

Rezervat e pjesës së kësaj fushe të gazit nën pronësi të Iranit janë rreth 3.13 trilionë metër kube gaz në vend dhe 19 miliardë fuçi të gazit të lëngët që në përgjithësi përbëjnë 50 % të rezervave të gazit të Iranit dhe 8% të rezervave të gazit të botës.