Khatami: Të gjitha sanksionet e Amerikës kundër Iranit duhet të hiqen
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i121540-khatami_të_gjitha_sanksionet_e_amerikës_kundër_iranit_duhet_të_hiqen
Imami i namazit të së premtes në Teheran duke folur për negociatat e Vjenës, deklaroi se Amerika duhet të heqë të gjitha sanksionet kundër popullit iranian në mënyrë të plotë dhe të përhershme.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 28, 2022 15:38 Europe/Tirane
  • Khatami: Të gjitha sanksionet e Amerikës kundër Iranit duhet të hiqen

Imami i namazit të së premtes në Teheran duke folur për negociatat e Vjenës, deklaroi se Amerika duhet të heqë të gjitha sanksionet kundër popullit iranian në mënyrë të plotë dhe të përhershme.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Ajetullah Sejed Ahmed Khatami gjatë ceremonisë së namazit të së premtes në Universitetin e Teheranit, deklaroi: “Amerika nuk ka për qëllim zhvillimin e negociatave, por plaçkitjen. Amerikanët po mendojnë vetëm për plaçkitje të pasurive të popujve të tjerë. Mirëpo kjo është një ëndërr e tyre e cila nuk do të realizohet kurrë në praktikë ndaj popullit iranian”.

Khatami gjithashtu vuri në dukje katastrofën dhe tragjedinë njerëzore në Jemen dhe tha: “Arabia Saudite vazhdimisht po e bombardon Jemenin dhe kjo është për të ardhur keq që organizatat ndërkombëtare duke përfshirë edhe vetë organizatat ndërkombëtare islame, janë zhytur në shukatje dhe vetëm po heshtin përball këtyre krimeve çnjerëzore.  Mirëpo ajo çka është për t’u krenuar, është rezistenca e popullit luftëtar të Jemenit i cili për gati tetë vite me radhë po vazhdon rezistencën e vet dhe armiqtë janë detyruar të zmbrapsen. Ky popull e meriton të lavdërohet dhe të mbështetet”.