Kombëtarja iraniane fituese e Kampionatit të Futsalit për femra në garat Kafa
Ekipi kombëtar i futbollit iranian për femra fitoi turneun e Azisë Qendrore të quajtur Kafa në Taxhikistan.
Kombëtarja iraniane në futsal për femra luajti në ndeshjen e fundit të turneut të Azisë Qendrore të quajtur Kafa kundër Taxhikistanit dhe fitoi turneun me një fitore 9-0 ndaj kundërshtarit të saj. Skuadra iraniane zhvilloi gjashtë ndeshje në këtë garë, e cila u shoqërua me pesë fitore dhe një barazim për kombëtaren iraniane në futsal për femra. Në përfundim të këtyre garave, lojtari më i vlefshëm i Kafa-s u përzgjodh Fereshteh Karimi, nga kombëtarja iraniane. Në Kampionatin e Futsalit për femra në Kafa, Irani kryesoi renditjen me 13 pikë, i ndjekur nga Uzbekistani me 10, Kirgizistani me katër dhe Taxhikistani me një pikë.