Shënohet përvjetori i kthimit të Imam Khomejnit (ra) në Iran
Njëkohësisht me përvjetorin e kthimit të Imam Khomejnit (ra) në Iran, në qytete dhe rajone të ndryshme të Iranit si në porte detare kanë rënë buritë dhe zilet për të shënuar këtë ngjarje të rëndësishme.
Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se me fillimin e dhjetëditëshit të Faxhrit të fitores së Revolucionit Islamik të Iranit, me rastin e përvjetorit të kthimit të Imam Khomejnit (ra) në Iran, anë e mban vendit po zhvillohen programe dhe aktivitete të ndryshme speciale për të përkujtuar këtë ngjarje dhe një prej këtyre programeve është rënia e burive të anijeve të ndryshme në ujërat e Gjirit Persik.
Përveç rënies së burive të anijeve në portin strategjik "Shehid Rexhahi", edhe në portin e ishullit Bumusa kanë rënë buritë dhe zilet e ndryshme për të shënuar përvjetorin e kthimit të Imam Khomejnit (ra), themeluesit të Republikës Islamike të Iranit.
Vlen të theksohet se më 12 bahman të vitit 1357 të kalendarit iranian që përkon me 1 shkurt të vitit 1989, Imam Khomejni (ra) pas 15 viteve dëbim jashtë vendit, u kthye në Iran ku u prit me një entuziazëm të madh nga miliona qytetarë iranianë dhe dhjetë ditë më vonë zyrtarisht shpallet fitorja e Revolucionit Islamik të Iranit.