Ministri i jashtëm i Iranit bisedon me ministrin e jashtëm të Japonisë
(last modified Thu, 03 Feb 2022 14:04:41 GMT )
Shkurt 03, 2022 15:04 Europe/Tirane
  • Ministri i jashtëm i Iranit bisedon me ministrin e jashtëm të Japonisë

Ministri i punëve të jashtme të Iranit në një bisedë telefonike me homologun e tij japonez, ka diskutuar çështje të ndryshme me interes të përbashkët.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ministri i punëve të jashtme të Iranit në bisedë telefonike me ministrin e punëve të jashtme të Japonisë duke falënderuar përkushtimin dhe deklarimin e gatishmërisë së Japonisë për të ndihmuar në përparimin e negociatave të Vjenës, theksoi gatishmërinë e Republikës Islamike të Iranit për arritjen e një marrëveshje të mirë, të qëndrueshme dhe në të cilën mund të mbështetej.

Jushimasa Hajashi, ministri i punëve të jashtme të Japonisë, sot (të enjten) në një kontakt telefonik me Husejn Amir Abdulahjan, ka biseduar në lidhje me procesin e marrëdhënieve bilaterale dhe çështje me interes të përbashkët mes të dy vendeve në nivelin rajonal dhe ndërkombëtar.

Në këtë bisedë telefonike, të dy palët kanë biseduar për zgjerimin e bashkëpunimeve të të dy vendeve në fusha të ndryshme dhe në lidhje me procesin e negociatave bërthamore në Vjenë. Jushimasa hajashi duke mbështetur negociatat e Vjenës për heqjen e sanksioneve dhe ringjalljen e marrëveshjes bërthamore, ka theksuar nevojën për ndërmarrjen e veprimeve serioze nga ana e të gjitha palëve në kuadër të respektimit dhe zbatimit të zotimeve të tyre duke shfrytëzuar rastin aktual për arritjen e një marrëveshje të mirë  Ai gjithashtu ka theksuar nevojën për zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike mes Iranit dhe Japonisë dhe ka ftuar ministrin e punëve të jashtme të Iranit që të zhvillojë një vizitë në Tokje.

Ministri i punëve të jashtme të Iranit gjatë kësaj bisede telefonike ka mirëpritur zgjerimin e bashkëpunimeve mes të dy vendeve në fusha të ndryshme.

Tags