Amir Abdulahjan: Amerikanët nuk kanë paraqitur asnjë iniciativë serioze dhe e rëndësishme
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i121994-amir_abdulahjan_amerikanët_nuk_kanë_paraqitur_asnjë_iniciativë_serioze_dhe_e_rëndësishme
Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit deklaroi se pala amerikane nuk ka paraqitur asnjë iniciativë serioze dhe të konsiderueshme për heqjen e sanksioneve dhe kthimin në marrëveshjen bërthamore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 06, 2022 12:14 Europe/Tirane
  • Amir Abdulahjan: Amerikanët nuk kanë paraqitur asnjë iniciativë serioze dhe e rëndësishme

Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit deklaroi se pala amerikane nuk ka paraqitur asnjë iniciativë serioze dhe të konsiderueshme për heqjen e sanksioneve dhe kthimin në marrëveshjen bërthamore.

Husejn Amir Abdulahjan, ministri i punëve të jashtme të Iranit, në një intervistë me agjencinë e lajmeve IRIB, në lidhje me zhvillimet më të fundit në negociatat e Vjenës, deklaroi: "Veprimi i palëve të tjera është i rëndësishëm për Republikën Islamike të Iranit dhe sjellja praktike e amerikanëve në fushën e heqjes së sanksioneve, duhet të jetë konkrete dhe të tregohet në veprim".

Amir Abdulahjan në reagim ndaj pretendimeve të Robert Mali, përfaqësuesit special të Amerikës për çështje të Iranit i cili ka thënë se Uashingtoni për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore, ka përcaktuar kushte për Teheranin, theksoi: "Irani nuk ka marrë kurrfarë parakushti nga pala amerikane dhe esencialisht nuk është në diskutim çështja e parakushteve dhe negociatat po ndiqen në bazë të qëndrimeve të ekipeve të ekspertëve për të arritur një marrëveshje rezultat i të cilës do të jetë një marrëveshje e mirë dhe sigurimi i interesave të Republikës Islamike të Iranit".

Në lidhje me publikimin e disa lajmeve se Joe Biden, presidenti i Amerikës, ka nënshkruar disa lirime nga sanksionet në lidhje me aktivitetet atomike civile të Iranit, Amir Abdulahjan tha: "Ajo çfarë është e rëndësishme për Iranin është rezultati i bisedimeve të cilat po ndiqen në Vjenë dhe gjithashtu marrëveshja e cila do të arrihet atje".

Autoritetet iraniane gjithnjë kanë theksuar se Republika Islamike e Iranit do të pranojë vetëm një marrëveshje për heqjen e sanksioneve të cila mund të vërtetohet në veprim dhe të ketë garanci të prera për sigurimin e interesave ekonomike të Iranit, pavarësisht ligjeve të brendshme të shteteve të tjera, sidomos të Amerikës.