Khatibzade: Evropianët duhet të tejkalojnë nga mosveprimi moszotimi i amerikanëve
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i122070-khatibzade_evropianët_duhet_të_tejkalojnë_nga_mosveprimi_moszotimi_i_amerikanëve
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit duke thënë se shtetet evropiane duhet të tejkalojnë nga mosveprimi dhe moszotimi i amerikanëve, deklaroi: "Republika Islamike e Iranit pret ndryshimin e sjelljeve të amerikanëve në veprim".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 07, 2022 14:09 Europe/Tirane
  • Khatibzade: Evropianët duhet të tejkalojnë nga mosveprimi moszotimi i amerikanëve

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit duke thënë se shtetet evropiane duhet të tejkalojnë nga mosveprimi dhe moszotimi i amerikanëve, deklaroi: "Republika Islamike e Iranit pret ndryshimin e sjelljeve të amerikanëve në veprim".

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Sa'id Khatibzade, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, sot (të hënën) në konferencën e tij për shtyp, në lidhje me rifillimin e raundit të tetë të negociatave në Vjenë nga dita e nesërm, deklaroi: "Irani pret që delegacionet negociataore dhe palët e tjera duke përfshirë edhe Amerikën të kthehen me një program të qartë të punës për të zbatuar zotimet e tyre në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe heqjes së sanksioneve. Në lidhje me pretendimet e funksionarëve amerikanë për këtë se nuk mund të jepen garanci se qeveria e ardhshme e Amerikës do ta zbatojë marrëveshjen bërthamore apo jo, duhet thënë se Iranit dhe Grupi 4+1 (Franca, Anglia Rusia, Kina dhe Gjermania) dhe përfaqësuesi i BE insistojnë që qeveria e Amerikës duhet të japë garanci të vërteta dhe të drejta për të ardhmen. Autoritetet e Amerikës duhet ta dinë se çmimi i vendimeve destruktive dhe të gabuara siç është dalja e paligjshme nga marrëveshja bërthamore nuk mund të paguhet nga xhepi i popullit të Iranit, prandaj ata duhet ta fitojnë besimin e popullit të Iranit dhe të kthehen nga rruga të cilën e kanë kaluar".

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit në reagim ndaj deklaratave të kryeministrit të regjimit sionist në lidhje me arritjen e marrëveshjes në Vjenë, së pari vuri në dukje faktin se regjimi sionist është bazë dhe themel i terrorit dhe gjakderdhjes në të gjitha vendet e rajonit dhe deklaroi: "Miqtë tanë në rajon janë vigjilentë dhe kanë vëmendjen ndaj komploteve dhe intrigave të këtij regjimi fals".

Në lidhje me negociatat e Iranit dhe Arabisë Saudite, Khatibzade tha: "Irani gjithnjë është i gatshëm për bisedime në kuadër të raundeve të mëparshëm në Bagdad".

Khatibzade gjithashtu në lidhje me vizitën e gjeneral Ismail Ghaani, komandantit të forcës "Kods" të Gardës Revolucionare të Iranit, në Arbil të Irakut, deklaroi: "Politika parimore e Iranit ndiqet në kuadër të përpjekjeve për pajtim dhe unitet kombëtar në Irak dhe pjesëmarrjen e të gjitha grupeve në strukturat shtetërore të Irakut".

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit reagoi edhe në lidhje me manovrën detare të Amerikës, regjimit sionist dhe Arabisë Saudite në rajon dhe deklaroi: "Prania e paligjshme e fuqive të huaja në këtë rajon për shumë dekada është bërë burim i pasigurisë, luftës dhe trazirave në rajon".