Takht-e Ravanchi: Sanksionet e njëanshme janë një krim kundër njerëzimit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i122102-takht_e_ravanchi_sanksionet_e_njëanshme_janë_një_krim_kundër_njerëzimit
Ambasadori dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në Kombet e Bashkuara tha: Sanksionet e njëanshme janë krim kundër njerëzimit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 08, 2022 03:36 Europe/Tirane
  • Takht-e Ravanchi: Sanksionet e njëanshme janë një krim kundër njerëzimit

Ambasadori dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në Kombet e Bashkuara tha: Sanksionet e njëanshme janë krim kundër njerëzimit.

 Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Majid Takht-e Ravanchi në Kombet e Bashkuara rikujtoi sanksionet e njëanshme dhe shtrënguese kundër Iranit dhe shtoi: Sanksionet e njëanshme, që do të thotë masa shtrënguese, synojnë njerëzit e zakonshëm dhe u shkaktojnë atyre vuajtje të panevojshme dhe siç theksoi presidenti iranian në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, sanksionet janë një shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar, duke përfshirë të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit ndërkombëtar dhe për këtë ato duhet të ndalohet. Përfaqësuesi i Përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara tha:  Është për të ardhur keq që kompetencat e Këshillit të Sigurimit janë abuzuar vazhdimisht nga disa vende, të cilat, në ndjekje të interesave të tyre të paligjshme politike, veçanërisht kundër vendeve në zhvillim, i shohin sanksionet si mjetet e tyre të preferuara për të ushtruar presion maksimal mbi ato vende. Ai sqaroi: Një sjellje e tillë nuk është vetëm një shkelje e qartë e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe e parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare, por edhe një shenjë e mosrespektimit të autoritetit të Këshillit dhe minon integritetin dhe efektivitetin e tij.